Lajme

Përplasje në studion e Kanal10, Haki Abazi largohet i nervozuar, nuk i duron kritikat për qeverinë

Autori: Islam Morina 00:06 | 04 September 2021

Haki Abazi i Lëvizjes Vetëvendosje, këtë të premte ishte në përballje me analistët, por si duket kritikat për qeverinë e bënë atë që të mos durojë edhe gjatë.

Ai ka lëshuar në mënyrë demonstrative studion e kanal10, në emisionin Politiko të Kushtrim Sadikut, pas një debati mes tij dhe analistit Arben Ahmeti, shkruan Gazeta Infokus.

Debati po zhvillohej rreth mos dhënies së përgjigjes nga ana e qeverisë lidhur me Marrëveshjen e Washingtonit, për energjinë e ripërtërishme.

-Advertisement-

Debati nuk ishte edhe aq i tensionuar por si duket Abazin e ka acaruar një koment i Ahmetit kur tha se arsyetimet e qeverisë të dhëna përmes Abazit, janë banale.

Pas kësaj Haki Abazi ka lëshuar studion. E këtë mënyrë të largimit të Abazit nga studio, Halil Matoshi e ka krahasuar me mënyrën se si sillet Vetëvendosja karshi gazetarëve.

“Ikja e Haki Abazit nga studio e dëshmoi sjelljen e VV-së ndaj gazetarëve”, tha Halil Matoshi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera