Përplasje në mes Shehollit e Elezit: A erdhën agjent sekret serb në Kosovë të maskuar si mjek?
Autori: Halil Berisha 23:36 | 22 May 2020
Shkaku i pandemisë së COVID-19, shumë mjek nga Serbia erdhën në Kosovë, me arsyetimin për ta luftuar pandeminë në komunat me shumicë serbe.
Por, dikush po thotë se ka informata të sakta, që në mesin e mjekëve, pati edhe agjentë të shërbimit sekret serb, BIA, të cilët erdhën në Kosovë, me qëllime të rrezikshme, shkruan gazeta inFokus.
Bedri Elezi nga Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare, po thotë që në Kosovë, me mjekët hynë 30 agjent serb.
Këtë Elezi e tha në emisionin Kontra me Halil Berishën, ku ishte përballë Fatmir Shehollit, ish pjesëtar i Sigurimit Shtetëror gjatë fillimviteve të 90-ta e tash drejtor i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike.
“Neve e kemi siguru një informacion nga burimet ndërkombëtare kredibile në Kosovë, pro amerikane, duke pas informacione të detajune që në Kosovë janë futur rreth 30 agjent që janë kamufluar, e këtë informacion e kemi nda me publikun, këta agjentë po aludojnë ta shfrytëzojnë pandeminë që me trazu Kosovën, pse me shfrytëzu pandeminë, pikërisht për shkak të masave të lirisë së lëvizjes, ku kjo mungon, mundësia e aktivitetit është më e madhe e atyre të fshehta. Gjithmonë terreni i tyre është më i përshtatshëm ku qasja e qytetarëve është më e vogël. Ne e kemi ngritë opinionin në nivel të duhur, pastaj janë aktivizu krejt institucionet e sigurisë, sidomos disa që punonin veç me kujdestari shkaku i pandemisë”, ka thënë Elezi.
Ai ka deklaruar sa pasi e tregoi këtë informatë, u aktivizuan në këtë drejtin edhe institucionet e sigurisë në vend, shkruan gazeta inFokus.
“Policia i ka marrë krejt njësitë shkaku i pandemisë i ka shndërrua në njësi të ruajtjes të rendit publik, në njësi patrullave, njësitë e inteligjencës e krimeve të rënda, të gjitha kanë punuar si zyrtarë policor në trafik apo në teren apo siç e thonë në sektorë, kjo ka shkaktuar teren të hapur për destabilizimin e Kosovës, vlen të përmendet edhe AKI që ka punuar me kujdestari shkaku i pandemisë e ky rast i ka frymëzuar e i ka nxit strukturat e sigurisë serbe, përkatësisht BIA-s në mënyrë që të vijnë dhe të veprojnë sidomos në veriun e Kosovës e të krijojnë një situatë të re, me të cilën do të rifillojnë negociatat, e dini që ka kohë që janë paralajmëruar negociatat të reja, e po tentohet situatë e re në veri, e të prezantohet si situatë e re, po mundohet të përdoret ky element që sipas informacioneve që kemi, kur të normalizohet pandemia do të rifillojnë edhe negociatat”, ka thënë Elezi.
Megjithatë, këtë e ka kundërshtuar Fatmir Shehollit, ish pjesëtar i Sigurimit Shtetëror gjatë fillimviteve të 90-ta e tash drejtor i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike
Ky, po thotë që mjek nga Serbia, vijnë çdo 15 ditë e edhe pandemi.
“Nëse prej Serbie në Kosovë, sakte me emra e mbiemra hynë për çdo 15 ditë vijnë këtu mjek të ndryshëm hiq pa pandemi e ata vazhdimisht janë këtu, ka edhe struktura tjera që cilat janë juriste, ekonomiste, logjistike, të njëjtit ata që ju po ju referohuni vazhdimisht janë këtu edhe sot janë këtu, çka ka ndodhë në atë periudhë është që numri i mjekëve është rritë pak për shkak që ka qenë jo mjaftueshëm numri i infektologëve”, ka thënë Sheholli./Gazeta inFokus/
Këtu mund ta shikoni emisionin Kontra – Ndikimi rus dhe serb në Kosovë
Elezi: 5 ditë para vrasjes së Ivanoviq, e kam informuar kryeministrin Ramush Haradinaj
Posted by Infokus on Friday, 22 May 2020
Të tjera
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...
-
Dita e Turqve, Konjufca: Ky komunitet shtetin tonë e përjeton si të vetin
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëta...
-
Kurti në Panairin e Hanoverit, e quan historike pjesëmarrjen e parë të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Panairin e Hanoverit “20...
-
Pasuria e Vjosa Osmanit – Baton Haxhiu: Ajo e Prindoni duan të ikim në Australi
Gazetari Baton Haxhiu teksa po diskutonte pasurinë e presidentes Osmani në Pr...
-
Gjuajtje me ąrmë zjąrri në Hajvali, policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot rreth orës 17:00 ...
-
Abdixhiku për raportin e DASH: Dëshmi e shqetësimeve të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Depart...
-
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kë...
-
Për fjalimin në KS të OKB “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin: Do të mbahet mend
Organizata “Nënat e Srebrenicës” me bazë në Bosnje e ka falënderuar president...
-
Nagavci mirëpret vendimin për pezullimin nga puna të Xhevat Krasniqit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasni...
-
Macron telefonon Kurtin, bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve ndërsa anëtarësimin në KiE e lidh me Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga Presidenti ...