Lajme

Përplasje në Komisionin Hetimor për Energji, Muja propozon shkarkimin e Baljes

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 27 July 2022

Takimi i sotëm i Komisionit Hetimor për Energji është karakterizuar nga përplasjet, me nënkryetarin e këtij Komisioni, Armend Muja, i cili ka propozuar perjashtimin nga komisioni të deputetes Duda Balje dhe deputetit Ljubinko Karaxhiq.

Deputeti i VV-së, Armend Muja, tha se kanë identifikuar mungesa të tyre në disa seanca.

“Ne kemi dokumentuar pesë mungesa të deputetes Duda Baljes, dhe i kemi identifikuar gjashtë mungesa të deputetit të Listës serbe, Ljubinko Karagjiq. Ne i konsiderojmë se janë plotësuar kushtet dhe kështu duhet të përjashtohen nga Komisioni dhe të zëvendësohen me të tjerë”, tha Muja.

-Advertisement-

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes Balje, e cila kërkesën e Mujës e cilësoi si politik dhe hakmarrje ndaj saj nga ana e partisë në pushtet.

“Partia në pushtet po dëshiron të më largojë nga Komisioni, pasi që nuk po i bindem kërkesave të tyre për të votuar në Kuvend”, tha Balje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera