Rozë

“Përplasje” mes Noizyt dhe Getoar Selimit: Bisha në mua po fle, nuk ka vdekur

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 10 November 2021

Dy reperët e njohur shqiptar, Noizy dhe Getoar Selimi, kanë treguar edhe njëherë se raporti mes tyre nuk është aspak i mirë.

Gjatë një koncerti të mbajtur së fundmi në Londër, Noizy teksa po interpretonte “Jena Mbretër”, është ndalur disa herë tek pjesa ‘F**k Babarecords’. Pikërisht ky moment është bërë viral në rrjet, duke u konsideruar si një ‘diss’ për grupin rival, Babastars.

Me sa duket nuk ka vonuar përgjigja dhe lideri i BS, Getoar Selimi, ka publikuar fotografinë e një luani me një shkrim interesant.

-Advertisement-

“Mos e ngatërroni mirësinë time me dobësi. Bisha në mua po fle, nuk ka vdekur”, ka shkruar ai në postim duke lënë të kuptohet edhe si përgjigje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera