Përplasje mes Kosovës e FMN-së për ligjin e mësimdhënëseve të viteve të 90-ta
Autori: Gazeta inFokus
14:40 | 07 June 2018
Shaip Selimi ka punuar për 45 vjet mësimdhënës i lëndës së Fizikës në Shkollën Fillore “Emin Duraku” në Prishtinë, kurse në vitin 2008 është pensionuar.
Selimi ka punuar edhe gjatë viteve 1990-1999, para luftës së fundit në Kosovë, kohë kjo të cilën ai e konsideron periudhën më të vështirë gjatë karrierës së tij.
Mësimi në Kosovë gjatë viteve të 90-ta është zhvilluar nëpër shtëpitë shkolla, sipas organizimit paralel që kishin vendosur atë kohë përfaqësuesit politik shqiptarë, duke kundërshtuar nënshtrimin ndaj politikës së Beogradit dhe ish liderit të atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq.
Për të shpaguar punën e mësimdhënësve të asaj periudhe, Kuvendi i Kosovës, ka miratuar në parim Projektligjin për Statusin e Punëtorëve në Arsim të Viteve të 90-ta të sponsorizuar nga Qeveria.
Selimi, thotë se mundi dhe sakrifica e arsimtarëve të asaj kohe nuk mund të shpaguhet apo kompensohet me mjete financiare, por nëse zbatohet ky ligj, sipas tij, do të tregohej megjithatë edhe një respekt dhe vlerësim i punës së realizuar.
“Pavarësisht, rrezikut në punë, në vitet 90-99 asnjë minutë të humbur nuk e kam pasur. Aq me përkushtim dhe flijim kemi punuar vetëm që të mbajmë arsimin shqip gjallë. Kjo sakrificë nuk mund të shpaguhet me mjete financiare, me ligjin që është nënshkruar në parim. Por, unë vlerësoj se ky ligj është shenjë respekti për kontributin e asaj kohe”, thotë Selimi.
Sipas projektligjit, mësimdhënësit që konsiderohen të jenë rreth 23 mijë, të cilët kanë punuar nga pesë deri në 10 vjet gjatë kësaj periudhe, do “shpërblehen” me 67 euro në muaj dhe pension kontribut-pagues prej 240 euro.
Kjo nënkupton se ata në përgjithësi do të paguhen me nga 303 euro muaj.
Kurse mësimdhënësit që kanë punuar më pak se pesë vite do marrin 263 euro në muaj.
Këto pagesa, buxhetit të Kosovës, nëse llogaritet koha nga viti 2018 deri më 2021, do t’i kushtojë mbi 24 milionë euro, thotë zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Heset Sahiti.
“Për vitin 2018, kostoja shtesë është 2.4 milionë euro, për vitin 2019 do të jetë 6.6 milionë euro, për vitin 2020 rreth 7.4 milionë euro dhe për vitin 2021 do të jetë 8.1 milionë euro”, tha ai.
Por, zbatimi i këtij Ligji dhe implikimet buxhetore kanë ngritur debate dhe vërejtje nga institucionet financiare ndërkombëtare, si edhe nga shoqëria civile në Kosovë.
Fondi Monetar Ndërkombëtar u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që mos të vazhdojë tutje me fuqizimin e Ligjit për punëtorët e arsimit gjatë viteve të 90-ta, sepse vlerësohet se do të ishte një kosto shumë e lartë për një vend të varfër siç është Kosova.
Por, kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka thënë se ky ligj nuk rrezikon buxhetin e Kosovës. Ai u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta votojnë projektligjin edhe në leximin e dytë.
Kostoja vjetore, sipas tij, arrin në 6.5 milion euro, por ndër vite kjo vlerë, siç thotë ai, do të zvogëlohet.
“SBASHK-u i ka tabeloret e implikimeve buxhetore të cilat nuk janë të larta ashtu siç po paraqiten. Ne urojmë që deputetët e Kuvendit të Kosovës të miratojnë këtë ligj në mënyrë që të paguajnë borxhin moral të mësimdhënësve të viteve të 90-ta”.
“Në të kundërtën nëse ndodhin gjëra të papritura organet e SBASHKU-ut, do të shqyrtojnë situatën e re dhe pa dëshirën tonë fillimi i vitit të ri shkollor do jetë në pikëpyetje”,tha Jasharaj.
Ndërkohë, sipas Institutit për Studime të Avancuara (GAP) kostoja e ligjit për 2019-2020 pritet të jetë rreth 30.4 milionë euro, apo për 16.1 milionë euro më e lartë se sa kalkulimet që i ka bërë Ministria e Financave për të njëjtën periudhë.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































