Lajme

Përplasje e fuqishme mes Kurtit dhe Gjyqtarëve

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 20 December 2017

Pak minuta më parë ka filluar seanca gjyqësore për dy deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi, shkruan Infokusi.com.

Në këtë seancë është pritur që të dëshmojë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Mediat nuk janë lejuar të marrin pjesë në këtë seancë gjyqësore por portali “Infokusi.com” ka mësuar se gjatë kësaj seance ka pasur një përplasje te fuqishme mes Kurtit dhe Gjyqtarëve.

-Advertisement-

Albin Kurti ka pyetur njërin nga dëshmitarët nëse është i informuar për arsyen e kundërshtimit të seancës së 8 dhjetorit ndërsa pyetja nuk është pranuar nga Gjykatësi i cili ka kërkuar nga i dyshuari të mos përgjigjet, shkruan Infokusi.com

Kurti ka ndërprerë pyetjet në mënyrë protestive ndërsa i ka thënë Gjykatësit se me këtë nervozitet nuk mund të vazhdojë të udhëheqë sënacën.

Albin Kurti dhe Donika Kadaj- Bujupaj po vuajnë masën e paraburgimit në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan ku po mbahen pasi që thyen masën e arrestit shtëpiak e cila u ishte caktuar ndaj tyre.

Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës, ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare /INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera