Lajme

Përplasja Sekiraqa-Capat, njëri nga të plagosurit në gjendje stabile

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 02 Shtator 2024

Një përleshje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku si pasojë ka vdekur një person dhe pesë të tjerë janë plagosur.

Të përfshirë në këtë rast, janë dy familje të njohura të kryeqytetit, ajo Sekiraqa dhe Gashi- Capat.

Lidhur me gjendjen shëndetësore të njërit nga të plagosurit, detaje kanë dhënë nga Klinika e Kardiokirurgjisë.

-Advertisement-

Drejtori Shpejtim Shurdhiqi, tha për Klankosova.tv se gjendja e pacidentit që po trajtohet në këtë klinikë është stabile.

“Gjendja e tij për momentin është stabile. Ka pasur plagë në krah dhe gjoks. E kemi përcjellë gjendjen e tij në klinikën tonë gjatë 24 orëve”, tha ai për Klankosova.tv, transmeton Gazeta Infokus.

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy