Lajme

Përplasja Musliu-Peci, KDI ka një propozim

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 22 December 2021

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka reaguar pas përplasjes në mes të deputetes së PDK-së Ganimete Musliu dhe ministrit të Bujqësisë, Faton Peci në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Në reagimin e KDI-së thuhet se në këtë mbledhje është përdorur gjuhë joparlamentare, shkruan Gazeta Infokus.

“Duke marrë parasysh përdorimin e shpeshtë të gjuhës dhe sjelljeve jo parlamentare nga ana e deputetëve në Kuvend, KDI në vazhdimësi ka kërkuar që të fillojë procesi i draftimit të Kodit të Etikës, ku duhet të përfshihen sanksione disiplinore ndaj deputetëve që pengojnë mbarëvajtjen e punimeve dhe atyre që përdorin gjuhë apo sjellje joparlamentare”, thuhet në reagimin e KDI-së

-Advertisement-

Më poshtë gjeni reagimin e plotë:/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera