Sport

Përplasja e skuadrave të kreut të tabelës bën që të ndryshojë edhe renditja tabelare

Autori: Gazeta inFokus 17:53 | 02 October 2021

Xhiroja e tetë e Superligës së Kosovës në futboll ka nisur këtë të shtunë me dy ndeshje shumë interesante.

Radha ishte që të ballafaqoheshin ndërmjet vete katër skuadrat që e kryesojnë renditjen tabelare, transmeton KosovaPress.

Malisheva dhe Gjilani u ndanë me barazim 1-1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj”, kurse Ballkani mori tri pikë ndaj Drenicës duke iu falënderuar një përmbysjeje spektakolare pasi ishin ne disavantazh prej dy golave.

-Advertisement-

Fitorja e Ballkanit ndaj Drenicës bën që skuadra nga Suhareka kë ngjitet në majën e tabelës më 16 pikë, dy më shumë se Drenica që tani zbret në vendin e dytë.

Gjilani ka 13 pikë në vendin e tretë kurse Malisheva në të katërtin me 12 pikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera