Lajme

Përplasja me armë në Sarandë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 29 August 2017

Zbardhen të tjera detaje nga plagosja me armë zjarri e tre personave në një lokal nate në Sarandë. Nga të dhënat e deritanishme, ka dyshime se sherri në fjalë ka ndodhur pas përplasjes mes dy grupeve rivale, ku për pasojë mbetën të plagosur Anton Shyti, 37 vjeç dhe Besi Xhafaj, 26 vjeç (Pjesë e një njërit prej grupi rival) dhe bashkëpronari i lokalit Fisnik Musa, 35 vjeç, (pjesë e grupit tjetër).

Njëri nga të plagosurit në Tiranë ka marrë plagë në kokë, ndërsa tjetri në trup. Sakaq, bashkëpronari i lokalit, Musa, i cili ndodhet aktualisht i shtruar në Sarandë, është plagosur në këmbë. Po ashtu, ka dyshime se ngjarja që ndodhi gjatë natës, rreth orës 03:00 të ketë lidhje me atë që ka ndodhur një javë me parë, kur tek lokali i natës është plagosur bashkëpronari i Musës, shtetasi Diomet Musa, 30 vjeç.

Ndërkohë, policia po heton lidhjen mes dy ngjarjeve. Forcat policore kanë dyshime se në ngjarje ka më shumë se tre persona të përfshirë, ndërkohë që vijojnë hetimet.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera