Sport

Përplaset me shokun, thyen këmbën në fushë. Ja dëmtimi horror i portierit (video)

Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 16 April 2019

Portieri i skuadrës së Guinesë, Horoya AC, u dëmtua rëndë në fushë, theu këmbën në dy vende, por mori dhuratë nga klubi një ditë më pas. Atij iu rinovua kontrata. Fjala është për Khadim Ndiaye, 34 vjeç, i cili luajti në të gjitha ndeshjet e Senegalit në Kupën e Botës 2018. Ai pësoi dy fraktura në këmbë, në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve të Afrikës, në Marok, kundër Wydad Casablanca.

Kontrata e Ndiaye do të përfundonte këtë vit, por klubi donte ta siguronte të ardhmen e tij menjëherë, duke e zgjatur marrëveshjen edhe për tri vite nga dita e sotme. Pronari i Horoyas, Antonio Souare, gjithashtu, i ka ofruar Ndiaye një rol në klub, si pjesë e stafit teknik, në të ardhmen dhe do të paguajë trajtimin e tij mjekësor.

Portieri u përplas fort me shokun e ekipit, Boubacar Samassekou, përpara se të vulosej disfata 5-0. Klubi konfirmoi se Ndiaye kishte kryer dy operacione në Rabat për frakturat në këmbë: “Rezultatet janë pozitive, por ai do të qëndrojë në spital, ku do të vazhdojë kurimin”. Tashmë, Ndiaye pritet të përballet me një “pit stop” të gjatë. Ai luajti në të tria ndeshjet e Senegalit, në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2018, verën e kaluar.

-Advertisement-

Pas këtij kompeticioni, ai u zotua se nuk do të largohej nga Horoya, edhe nëse Barcelona i bënte ofertë. Siç shihni në videon e mëposhtme, dëmtimi i tij ishte i frikshëm. Në fillim, lojtarët e tjerë nuk e kuptuan situatën e portierit, që mbeti shtrirë dhe rënkonte nga dhimbjet, por më pas vendosën duart në kokë dhe kërkuan ndërhyrjen e shpejtë të stafeve mjekësore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera