Lajme

Përplaset Kamishi me Naser Ramadanin, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 11 August 2020

Në Komisionin Hetimor për Menaxhimin e Pandemisë, para deputetëve anëtarë, ka raportuar Naser Ramadani, kreu i IKSHPK-së, shkuran gazeta Infokus.

E gajtë këtij raportimi pati edhe një përplasje mes tij dhe deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, i njohur ndryshe si Kamishi.

Deri tek përplasja erdhi për punën e numrit të vogël të testimeve.

-Advertisement-

Kamishi e ka pyetur Ramadanin se pse në fillim të pandemisë ka pas shumë pak testime të kryera, shkruan gazeta Infokus.

“S’ka pas kapacitete të resurseve humane. S’ka pas teste stabile”, është përgjigjur fillimisht Ramadani.

“Kanë qenë dy mikrobiologë dhe katër laborantë. Dhe më pas janë punësuar katër mikrobiologë dhe tetë laborantë”, ka thënë tutje ai.

Por, i menjëhershëm ishte reagimi i Kamishit, duke i kujtuar Ramadanit se Luksemburgu kishte veç tre mikrobiologë, por që ka kryer 3 mijë teste brenda dite, shkruan gazeta Infokus.

“Këtu kam statistikat e Luksemburgut, kanë vetëm tre mikrobiologë dhe bënin 3 mijë teste. A janë më të meçëm ata a çka”, ka pyetur Haxhiu.

Kjo ka shkaktuar reagimin e anëtarëve të tjerë të Komisionit, që kanë dhënë vërejtjet e tyre për formën e pyetjes së deputetit Haxhiu.

“Pyetni mikrobiologët tanë dhe ata të Luksemburgut”, u përgjigj ndërkaq kreu i IKSHPK-së./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera