Lajme

Përplaset helikopteri në Grand Kanion, tre të vdekur në SHBA

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 11 February 2018

Një helikopterë me turistë është rrëzuar në Grand Kanion, në Arizona të SHB-së duke lënë tre të vdekur dhe së paku katër të lënduar.

Deri te përplasja ka ardhur pasi që helikopteri ka pasur probleme serioze në funksionim, kanë thënë për BBC nga Autoriteti Federal i Aviacionit.

Ishte pjesa perëndimore e Grand Kanion ku u rrëzua helikopteri rreh orës 17:20 të kohës lokale.

-Advertisement-

Autoritetet e kanë identifikuar se helikopteri i ka takuar kompanisë ajrore Eurocopter, e cila është kompania e njëjtë që në vitin 2001 nga një shëtitje në Brooklyn, la pesë njerëz të vdekur.

Që nga ajo kohë kompania ka qenë pjesë e disa testimeve të ndryshme për sigurinë. Ende nuk janë të qarta shkaqet që dërguan deri në këtë aksident me fatalitet, po ashtu edhe viktimat deri në këto momente janë të pa identifikuara.

Grand Kanion është më shumë se 1.6 kilometra i thellë dhe mbetet njëri nga vendet kryesore që tërheq turistët në SHBA.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera