Uncategorized

Përplasen VV dhe PDK për Devollët

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 12 October 2020

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës janë përplasur në Kuvend për ligjin për homologimin e  veturave, monopolin e të cilës e ka kompania e Devollëve.

Deputeti i VV-së, Hekuran Murati ka kërkuar ndaljen e monopolit të Devollëve dhe po ashtu ka akuzuar qeverinë Hoti por edhe opozitën në këtë rast PDK-në për lidhje me Devollët dhe krijimin e monopoleve për kompanitë e tyre.

“Këtu nuk ka çka humb shteti përveç se të fitojnë qytetarët.  Ky monopol i është dhënë edhe me ligj kësaj kompanie pra Devollëve, këtu përfitojnë vetëm qytetarët pasi shpëtohen 4 mijë euro në vit.   Ky projektligj heq homologimin për veturat e reja pra po hiqet obligimi për homologim për 99.9% të veturave që vinë nga jashtë , dhe ndalet ky burim financiar për një kompani e cila siç po shihet bashkoje me disa parit të opozitës por edhe në qeverisje ka lidhje dhe po vazhdon ta zhvasë shtetin

-Advertisement-

Unë edhe njëherë kërkoj nga ju që të respektohet vullneti i qytetarëve dhe të ndalet ky përfitim.

Në betejën Republika vs Devolli të ja mbajmë anën Republikës e jo Devollëve, Votimi do të tregojë se në cikën anë është secili deputet”, ka thënë Murati.

Ndërsa ashpër ndaj këtyre deklaratave ka reaguar deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri i cili e ka akuzuar Vv-në se financohet pikërisht nga Devollët.

“VV-ja financohet nga Devollët  e kanë pranuar këtë edhe publikisht. Unë po kam frikë se kjo po bëhet e madhe vetëm që të përfitojnë përsëri Devollët.

Një iniciativë e cila do të përfundojë në arbitrazh. Është mirë ministri i financave me i shikuar marrëveshjet e nënshkruara me ketë kompani sepse po zhvatet shteti. Nuk është mirë të bëhet në ketë mënyrë sepse Vetëm do të shkojë në arbitrazh dhe përsëri të përfitojnë Devollët”, ka thënë Tahiri./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera