Lajme

Përplasen Vjosa Osmani e Besa Gaxherri për maskat falas për qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 14 July 2020

Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendi të Kosovës në seancën e Kuvendit ka propozuar që 3 milion euro të blihen maska për qytetarët dhe tu shpërndahen atyre falas, shkruan gazeta inFokus.

Mirëpo këtë e ka refuzuar deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri e cila ka thënë se qytetarët mund të qepin maskat pasi në kohë pandemie kur ekonomia është në krizë 3 milion euro për maska janë humbje e madhe.

“3 milion euro për maska janë shumë kur secili mundemi me qep maskën në shtëpi edhe duhet me qep. Dhe jo vetëm në Prishtinë. Ti thërrasim arsyes maskat secili grua dhe burrë munden me i qep në shtëpi nuk kemi para dhe nuk kemi buxhet”, ka thënë Gaxherri.

-Advertisement-

Ndërsa në kundër replikën e saj, Vjosa Osmani ka thënë që ajo bën mirë të brengoset për shpenzimet e tepërta që po bëhen në institucione dhe jo për ndihën për qytetarët.

“Propozimi për maska falas është bërë si propozim për shkak se ka kërkesa shumë të mëdha. Po flasim për maska shumë përdorimeshe që mund ti mbron qytetarët prandaj është pikërisht ekonomia e qytetarëve që më ka shty të bëj këtë propozim. Prandaj të brengosemi për shpenzimet e tepruara të institucioneve dhe jo për qytetarët, përderisa buxheti është parë për telefona të ri llaptopë e madje edhe vetura më mirë është që ai buxhet të shkojë për qytetarët. Madje kjo i ndihmon edhe bizneset sepse ka shumë të tilla që po merren me prodhimin e maskave. Brengosja jonë duhet të jetë pse në këtë kohë në disa institucione po bëhen blerje të mobileve të reja”, ka thënë Osmani./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera