Lajme

Përplasen një kamion, lëndohen shoferja e makinës dhe pasagjeri

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 14 November 2021

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 12:15 të mesditës së sotme në aksin Durrës-Tiranë, në vendin Rromanat.

Mjeti tip kamion me drejtues shtetasin G. M., është përplasur me mjetin tip “Nisan” me drejtues shtetasen F. B..

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit F. B., dhe pasagjeri shtetasi Xh. B., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

-Advertisement-

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /Ora News/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera