Lajme

Përplasen në “Debat Përnime” të Jeta Xharra, përfaqësuesit e VV-së me ata të AAK-së Nisma-s për tatimet e pa paguara të Haradinajt e Limajt

Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 01 June 2017

Në debatin “Debat Përnime”janë përplasur përfaqësuesit e Vetëvendosjes me ata të Nismës dhe AAK-së për shkrimet e publikuara në portalin Infokusi.

Është fjala për shkrimet e bazuara në fakte, dokumente zyrtare qe dëshmojnë së kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i nominuar nga koalicioni PAN për kryeministër dy vitet e fundit nuk i ka paguar tatimet në pronë, sikurse edhe kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj i cili nuk e ka paguar gati qe një dekadë.

Deputetja, Shqipe Pantina nga Vetëvendosja e ka ngritur këtë temë në debat duke i kritikuar se si ka mundësi të ndërtojnë shtet këta kur kryetarët e partive të tyre nuk i kanë paguar tatimet në pronë.

-Advertisement-

Ajo i është referuar shkrimeve të portalit Infokusi.com, e me pas pyetje për këtë ka bërë edhe Jeta Xharra se a i kanë paguar tatimet Haradinaj e Limaj.

LEXO EDHE: Kandidati për kryeministër 4784 euro borxh Komunës së Prishtinës (Dokument)

Kandidati për deputet i AAK-së, Haki Shatri nuk ka mundur të japë përgjigje të saktë por ka manipuluar duke thënë se ka kohë për ta paguar tatimin për këtë vit.

Ndërsa ai i Nismës, i është shmangur përgjigjes duke thënë mos u merrni me lajme të portaleve.

LEXO EDHE: Milioneri Fatmir Limaj qe një dekadë nuk e paguan tatimin! (DOKUMENT)

Në fakt, lajmet e portaleve, në këtë rast temat e publikuar në portalin www.infokusi.com janë të bazuara në dokumente zyrtare të Komunave e ku figurojnë borxhet e dy krerëve të partive politike, Ramush Haradinajt i cili nuk e ka paguar as në 2016 as 2017  tatimet për shtëpin e tij në Dragodan, ndërsa Fatmir Limaj për gati 10 vite nuk e ka paguar tatimin për shtëpin e tij në Bajë të Malishevës.

Pavarësisht se tatimi në pronë është shumë i vogël krahasuar me pasurin e tyre.

LEXO EDHE: Ramush Haradinaj, mashtroi Agjencinë Kundër Korrupsionit – shtëpinë 1.2 milionë euro e deklaron 300 mijë euro (DOKUMENTE)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera