Lajme

Përplasen kamioni dhe autobusi në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 25 September 2020

Një aksident ndërmjet një kamioni dhe autobusi ka ndodhur në Prishtinë.

Aksidentin ka ndodhur në rrugën “ Dëshmorët e Kombit” rreth orës 09:00, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

-Advertisement-

Sipas saj nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

“Rreth orës 09:00, në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një kamioni dhe autobusi. Bazuar në të dhënat fillestare, në aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Me rastin po merret njësiti kompetent në stacionin policor jugu”, tha Ahmeti.
Në 24 orët e fundit në rrugët e Kosovës, janë shkaktuar 17 aksidente trafiku me të lënduar dhe 21 aksidente trafiku me dëme materiale./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera