Lajme

Përplasen dy vetura në Podujevë, tre të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 12 May 2021

Të mërkurën në orën 11:30 në Podujevë ka ndodhur një aksident në mes të dy veturave.

Rastin për Gazetën inFokus e ka kofirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci i cili ka thënë se nga aksidenti kanë mbetur të lëndyar tre persona.

“Sot rreth orës 11:30 në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Podujevë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete.Bazuar në të dhënat fillestrare, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pranuar trajtim mjekësor”, ka thënë ai.

Me rastin po merret njësiti i trafikut./Gazeta inFokus/

Të tjera