Lajme

Përplasen dy vetura në magjistralen Prishtinë – Pejë

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 02 April 2021

Një aksident ka ndodhur para disa minutave në magjistralen Prishtinë Pejë ku një veturë ka përplasur nga mbrapa një veturë tjetër.

Në fotografitë e siguruara nga Gazeta inFokus shihet se njëri nga shoferët është ulur jashtë veturës dhe ka nevojë për ndihmë mjekësore.

Ndërsa policia tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Gazeta inFokus do të iu mbajë të informuar për rastin./Gazeta inFokus/

Të tjera