Lajme

Përplasen dy vetura në Graqanicë, ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 03 May 2021

Dy persona kanë pësuar lëndime pasi që janë përfshirë në një aksident.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Graqnicë-Llapnasellë rreth orës 16:30, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Infokus, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Personat e lënduar janë dërguar në spital për tu trajtuar.

“Sot rreth orës 16:30 në rrugën Graqanicë-Llapnasellë , ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane të perfshira dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Infokus/

Të tjera