Lajme

Përplasen dy vetura në afërsi të “Gurit të Zi”

Autori: Gazeta inFokus 22:31 | 04 August 2021

Një aksident trafiku mes dy veturash ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Klinë-Gjakovë, në afërsi të Gurit të Zi.

Nuk raportohet për të lënduar, përderisa dëmet materiale janë evidente, shkruan Gazeta Infokus.

Njësitet e Trafikut nga Policia e Kosovës tashmë janë në vendin e ngjarjes duke e trajtuar rastin./Gazeta Infokus/

Të tjera