Lajme

Përplasen dy trena, dhjetëra të plagosur në Itali

Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 14 June 2017

Të paktën dhjetë persona raportohet të jenë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në provincën e Leçes në Itali, ku dy trena janë përplasur mes tyre.

Mediat italiane raportojnë se aksidenti ka ndodhur në dalje të Galugnano në fshatin e San Donato-s. Ndërkaq raportohet se përplasja nuk ka qenë e fortë dhe të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Për shkak të terrenit të vështirë, punonjësit e shpëtimit kanë udhëtuar rreth 20 minuta në këmbë, duke mbajtur pajisjet me vete. Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një gabimi hekurudhor.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera