Lajme

Përplasen ashpër Bardhyl Meta e Halil Matoshi!

Autori: Gazeta inFokus 21:26 | 08 June 2017

Kandidati për deputet i AAK-së, Halil Matoshi është përplasur ashpër me kandidatin për deputet nga LDK-ja, Bardhyl Meta.

Pas fjalëve që tha Matoshi se ai flet vetëm në emër të AAK-së, ka reaguar Bardhyl Meta.

“Nuk mund të thoni që jeni publicist dhe të jenë pjesë e një liste për deputet. Poashtu nuk mund të na thoni që nuk mund të flisni në emër të PAN-it, ndërkohë që jeni në koalicion me ta”, tha Meta në emisionin “Debat” në RTV Dukagjini, raporton Gazeta Blic.

-Advertisement-

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Matoshit, i cili nuk u lejua të flas nga Meta.

“Të lutem trego një minimum kulture, sepse je bërë si ata”, i tha Meta Matoshit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera