Lajme

Përplasen 7 makina në Turqi, 10 të vdekur dhe 59 të plagosur

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 28 Dhjetor 2023

Në autostradën e Marmarasë Veriore, në orën 04.36 të mëngjesit të së enjtes, më 28 dhjetor, 10 persona humbën jetën dhe 59 të tjerë u plagosën. Shkak u bë aksidenti zinxhir ku u përfshinë shtatë automjete, tre prej të cilave autobusë pasagjerësh.

Sipas mediave turke, pas përplasjes së parë, disa pasagjerë kanë zbritur nga makinat e tyre për të parë se çfarë ka ndodhur dhe janë goditur nga automjetet që i kanë ardhur me shpejtësi, siç ka shpjeguar guvernatori i Sangario, Yasar Karadeniz.

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca deklaroi se nga aksidenti zinxhir janë lënduar 59 persona, 8 prej tyre në gjendje të rëndë, të cilët janë transportuar drejt spitaleve me 30 autoambulanca.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy