Lajme

Përpjekjet për normalizimin Kosovë-Serbi, Hovenier tregon se çfarë sjell marrëveshja për targat

Autori: Gazeta inFokus 08:51 | 24 Nëntor 2022

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se e vlerësojnë qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që e prodhoi marrëveshjen e arritur të mërkurën në mbrëmje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Hovenier e ka shpërndarë deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit, ndërsa ka përmendur se për çfarë do të shërbejë kjo marrëveshje.

“Vlerësojmë qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që rezultoi në këtë marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja rrit sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar ambasadori amerikan.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy