Uncategorized

Përparim Rama zbulon një formë të re punësimi, hapë tender për 10 konsulentë me kontrata tre vjeçare

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 06 May 2022

Kryetari i Prishtinë, Përparim Rama, ka hapur një tender për angazhimin e 10 konsulentëve me kontratë për tre vite.

Formë kjo e punësimit që nuk është parë deri më tani.

Në tenderin e publikuar të Kuvendit Komunal të Prishtinës me titullin “Shërbime për konsulencë për angazhim të 10 ekspertëve për menaxhim të projekteve për nevojat e Komunës së Prishtinës”,
nuk është bërë publike vlera e tij apo se sa do të paguhen këta konsulentë.

-Advertisement-

Sipas tenderit, angazhimi i këtyre konsulentëve do të jetë me kontratë tre vjeçare.

Në tender thuhet se afati i fundit për dorëzim të ofertave të këtij tenderi “të çuditshëm” është data 16 maj.

Deri më tash angazhimi i personave me kontratë mbi vepër është njohur si keqpërdorim goxha i madh ani pse ky lloj angazhimi lejohet me ligj deri në tre muaj, mirëpo angazhime të tilla me kontratë 3 vjeçare nuk përmenden në ligjin e punës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera