Lajme

Përparim Rama tregon dallimin mes “prishtinalive” dhe të tjerëve

Autori: Islam Morina 20:40 | 10 September 2021

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, ka shpalosur palenet e tij për kryeqytetin, madje me bindje të plotë në fitore, siç ka thënë ai pa balotazh.

Gjatë bisedës Përparim Rama, ka bërë një deklaratë gogja të diskutueshme për diskursin e një politikani, duke bërë dallimin mes prishtinalive siç i quan ai prishtinasit dhe të tjerëve, shkruan Gazeta Infokus.

Ai ka treguar se kush janë prishtinali dhe kush jo, duke përshkruar qytetarin prishtinas edhe për nga tiparet që e karakterizojnë atë.

-Advertisement-

“Duhet me e pas atë mendjen e prishtinalisë, s’ka lidhje a je lind këtu a jo. Unë i shoh prishtinalitë, mendjehapur, zemër gjerë, kreativ, inovativ, të pavarur në mendime të veta, unik. Kjo të definon si të Prishtinës”, ka thënë Rama në Frontal, duke lënë të nënkuptohet se kush bën pjesë në grupin e të tjerëve./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera