Lajme

Përparim Rama thotë se Kurtin e ka mik, s’përjashton mundësinë e koalicionit me VV’në në kryeqytet

Autori: Gazeta inFokus 20:48 | 15 November 2021

Përparim Rama, kryetar i zgjedhur i Prishtinës thotë se ka pranuar telefonatë për urim të fitores nga kundërkandidati Arben Vitia, derisa i ka premtuar edhe bashkëpunim, për të mirën e kryeqytetit.

“Po, z.Vitia më ka telefonuar dhe i falënderohem shumë. Më ka thënë se është i gatshëm që të bashkëpunojë në çfarëdo aspekti në këtë punën e madhe që na pret”, tha Rama.

Pos ndihmës nga Vitia, Rama pret mbështetje edhe të kryeministrit Albin Kurti për të cilin tha se ka një raport të veçantë.

-Advertisement-

“Unë e njoh z.Kurti para shumë kohësh, njihemi moti dhe s’kam asnjë arsye që të besoj se nuk do të kemi bashkëpunim”, tha Rama në Rubikon të Klan Kosovës.

Por si e njeh ai Kurtin?

“Mik, shok”, tha Rama.

Rama, i cili as pas fitores nuk bëri publik asnjë emër të ekipit të tij qeverisës për kryeqytetin nuk përjashtoi mundësinë e lidhjes së një koalicioni me VV’në.

“Assesi. Kjo është një betejë kundër kaosit urban”, tha Rama.

Ai është i bindur se fitorja i erdhi për shkak të programit të tij qeverisës.

Rama u zotua se 50 për qind e ekipit të tij do të jenë gra veçse ato do të përzgjidhen në bazë të kritereve dhe standardeve profesionale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera