Lajme

Përparim Rama shpreh pakënaqësi për këtë gjë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 18:29 | 01 April 2022

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se nuk është i kënaqur me mirëmbajtjen e kryeqytetit nga kompania “Pastrimi”.

Ai tha se janë duke punuar në drejtimin që Prishtinë të jetë më e pastër, por këtu kërkoi edhe bashkëpunimin e qytetarëve.

“Nuk jam i kënaqur me kompaninë “Pastrimi” dhe po ashtu me  “Hortikulturën”, por jemi në proces e sipër të ristrukturimit për ta marrë këtë aspekt me përgjegjësinë më të madhe për ta pastruar Prishtinën.  Si rrjedhojë jemi duke organizuar dy data gjatë vitit që bashkë me FSK-në, policinë, shkollat, bizneset dhe OJQ-të do të pastrojmë  gjithë kryeqytetin dhe ta marrim si inicim për ta mbajtur pastër, sepse ne i hedhim [mbeturinat] se nuk pikin prej qiellit. Duhet të kemi bashkëpunim të mirëfilltë me të gjithë qytetarët e Prishtinës”.

-Advertisement-

I pari i Prishtinës këtë deklaratë e bëri derisa ka vizituar njërën nga 18 pikat e reja ushqyese për qentë endacakë në oborrin e Universitet të Prishtinës./Gazeta Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera