Lajme

Përparim Rama rezulton negativ për COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 08:34 | 18 January 2022

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ka rezultuar negativ për COVID-19.

Rama këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook.

“Mbasi kam rezultuar negativ disa herë, sot, puna po vazhdon prej zyrës. Ju falënderoj për kujdesin që treguat gjatë ditëve të izolimit”, ka shkruar Rama.

-Advertisement-

I pari i Prishtinës ishte infektuar me COVID-19 para rreth një jave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera