Lajme

Përparim Rama reagon pas verdiktit: “I padrejtë dhe i rëndë, por beteja nuk përfundon këtu”

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 16 September 2026

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas verdiktit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe të rëndë.

“Një verdikt i padrejtë dhe i rëndë për të gjithë ne! Por ky nuk është fundi. Beteja vazhdon për të vërtetën, për drejtësinë, për dinjitetin dhe për mbrojtjen e luftës çlirimtare të UÇK-së”, ka shkruar Rama.

Ai ka bërë thirrje për unitet, duke thënë se në momente të tilla shoqëria duhet të qëndrojë e bashkuar.

-Advertisement-

“Sot, më shumë se kurrë, na duhet të qëndrojmë bashkë. Ka momente që na sprovojnë si shoqëri, por pikërisht atëherë duhet të na bashkojë ajo që është më e madhe se secili prej nesh: respekti për sakrificën, për historinë tonë dhe për të vërtetën”, ka deklaruar ai.

Rama ka shtuar se verdikti nuk e përfundon betejën juridike, duke theksuar se ajo do të vazhdojë përmes rrugëve institucionale dhe ligjore.

“Një verdikt mund të shënojë një moment të vështirë, por nuk e përfundon betejën për drejtësi. Ajo vazhdon institucionalisht, ligjërisht dhe me dinjitet”, ka shkruar Rama.

Në fund, ai ka përcjellë mesazhin: “Sot qëndrojmë bashkë. Me dinjitet. Me unitet. Me vendosmëri!”

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy