Lajme

Përparim Rama në Shqipëri, Tirana dekorohet me flamuj të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 08 January 2022

Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, do të vizitojë sot Tiranën, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, tha se kryeqyteti shqiptar është zbukuruar me flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës, në pritje të kryetarit Rama.

“Tirana e zbukuruar me flamujt e Shqipërisë dhe të Kosovës, teksa presim në Bashkia Tiranë Kryetarin e sapo zgjedhur të Prishtinës, Përparim Rama. Mezi pres që #EYC2022 të jetë edhe një platformë për të rinjtë e Prishtinës e së bashku t’i modernizojmë kryeqytetet tona!”, ka shkruar ai./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera