Lajme

Përparim Rama mirëpret Viola von Cramonin, flasin për çështje të pushtetit lokal

Autori: Gazeta inFokus 19:41 | 12 January 2024

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ka pritur në takim eurodeputeten Viola von Cramon.

Gjatë takimit, ata kanë diskutuar për një sërë çështjesh të rëndësishme të pushtetit lokal, të zhvillimit të projekteve nga fondet e BE-së, për vizionin për kryeqytetin si dhe bashkëpunimin e Prishtinës me qytetet e vendeve tjera të botes demokratike.

“Në diskutimet tona u fokusuam në çështje si: Zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e mjedisit si dhe rritja e mundësive ekonomike dhe përmirësimi i infrastrukturës”, ka shkruar Rama në Facebook.

-Advertisement-

“Eurodeputetja Von Cramon shprehu mbështetjen e saj të plotë për iniciativat dhe projektet tona për transformimin e Prishtinës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes nesh”, ka shtuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera