Lajme

Përparim Rama ka dy lajme të mira për Prishtinën

Autori: Gazeta inFokus 20:47 | 20 May 2022

Përparim Rama ka dy lajme të mira për komunën e Prishtinës.

I pari i kryeqytetit ka njoftuar se asfaltimi i rrugës “Muharrem Fejza” është në finalizim e sipër.

Përmes një shkrimi në facebook, ai ka njoftuar se nesër do të përfundojë asfaltimi, duke shtuar se në këtë rrugë nuk do të mungojnë as hapësirat e gjelbra.

-Advertisement-

“Po përfundohet Rruga “Muharrem Fejza” ! Pas plot 40 ditëve efikase të punës, ashtu siç edhe kemi premtuar, nesër do të përfundohet asfaltimi i kësaj rruge! Përveç infrastrukturës së duhur, do të kujdesemi që kësaj rruge të mos i mungojë edhe gjelbërimi përreth!” ka shkruar Rama.

Kryetari gjithashtu ka ndarë me bashkëqytetarët e tij një tjetër ide interesante, e cila do të gjejë praktikën po ashtu nesër.

Për dy ditë, nesër (e shutnë) dhe pasnesër (e diel), qarkullimi me Trafikun Urban do të jetë pa pagesë.

Duke inkurajuar qytetarët të përdorin transportin publik dhe mjetet e tjera alternative, planifikohet që të reduktohet përdorimi i veturave.

“Të dashur qytetarë, Ju njoftojmë se nesër dhe pasnesër, me datë 21 dhe 22 maj, transporti me Trafiku Urban, do të jetë pa pagesë.Për të mirën e Kryeqytetit, ju inkurajojmë që sa më shumë të përdorni transportin publik dhe alternativ.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera