Lajme

Përparim Rama ironizon Albin Kurtin: “Sapo votova në këtë ditë me diell”

Autori: Gazeta inFokus 09:10 | 14 Nëntor 2021

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka ushtruar të drejtën e tij kushtetuese për të votuar.

Rama ka votuar në hapësirat e Fakultetit Filozofik, shkruan Gazeta Infokus.

Ai pasi ka hedhur votën ka ironizuar me deklaratat e kundërkandidatit Arben Vitia dhe kreut të VV Albin Kurtit.

-Advertisement-

“Unë sapo votova në këtë ditë nëntori, në këtë ditë fantastike me diell, ditë ë mrekullueshme, ditë e mirë për Prishtinën. Kohërat e mira të bukura për të gjithë qytetarët e Prishtinës po vijnë prandaj i ftoj të gjithë qytetarët të dalin të votojnë, të shfrytëzojnë këtë rast për transforimimin e bukur e merituara të qytetit tonë për të gjithë ”, tha Rama.

Ndryshe, Rama garon për të parin e Prishtinës në balotazh me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitinë. /Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy