Përparim Rama “i shqetësuar thellë” me Projektligjin për Buxhetin e vitit 2023: “Është shkelje e Kushtetutës”
Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 22 November 2022
“E kundërshtojmë fuqishëm pjesën e paragrafit 6 të nenit 9 të Projektligjit për Buxhetin e vitit 2023”.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, përmes një komunikate për shtyp është shprehur rreptësisht kundër, siç i quajti ai “tendencës” së Qeverisë së Kosovës për të ridestinuar mjetet financiare nga buxheti i Kryeqytetit, ashtu siç është paraparë në Projektligjin e Buxhetit për vitin 2023.
Reagimi i Ramës erdhi një ditë pas reagimit të Kryetarit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazin Ibrahimi, i cili njëashtu tha me Projektligjin e Buxhetit për vitin 2023 Qeveria parasheh që nëse të hyrat vetanake të një komune nuk shpenzohen gjatë një viti, ato do t’i merren dhe t’i dhurohen komunave tjera ose të përdoren në nivelin qendror.
“Në emër të kryeqytetit dhe qytetarëve të tij, dua të shpreh shqetësimin e thellë lidhur me tendencën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ridestinuar mjetet financiare nga buxheti i Kryeqytetit”, shkroi Përparim Rama.
“Në mënyrë specifike, e kundërshtojmë fuqishëm pjesën e paragrafit 6 të nenit 9 të Projektligjit për Buxhetin e vitit 2023 i cili përcakton se: ‘Të gjitha të hyrat vetanake të mbledhura para vitit fiskal 2022 dhe të pa shpenzuara, bëhen pjesë e Fondit të Kosovës në bilancin bankar’”.
“Miratimi i Projektligjit për Buxhetin e vitit 2023 në këtë formë do të paraqesë shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Neni 124, pika 5 e Kushtetutës së Kosovës specifikon se ‘Komunat kanë të drejtë të vendosin, të caktojnë, të mbledhin dhe të shpenzojnë të hyrat e veta si edhe të marrin fonde nga Qeveria qendrore, në pajtim me li’jin’”.
Lexojeni të plotë reagimin e Përparim Ramës:
Të tjera
-
Berisha thotë se Kurti ka inskenuar incidentin në Skenderaj: Ka shkuar me 30 xhipa
Zafir Berisha nga Nisma ka thënë se kryeministri, Albin Kurti dhe LVV-ja kanë...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngjesi...
-
E burgosura që e fali presidentja kishte shkaktuar vetëaksidentin ku kishin vdekur dy shoqet e saj në Ferizaj
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot për herë të parë që prej ardhjes në kr...
-
Zhduket 15-vjeçari nga Fushë Kosova, babai kërkon ndihmën e Policisë
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i g...
-
Për herë të parë Osmani falë një grua të burgosur në Lipjan, presidenca tregon arsyen
Zyra e presidentes, Vjosa Osmani, njofton se bazuar në kompetencat kushtetues...
-
Imri Ahmeti falenderon Torinën dhe Poturovcin: Bastion i pathyeshëm i LDK-së
Torina dhe Poturovci kanë pritur me një tubim madhështor, kandidatin për depu...
-
Nikaj: Hamza duhet të jetë kryeministër i ardhshëm, asnjëherë nuk bëri ndasi politike te qytetarët
Bernard Nikaj, kandidat i PDK-së për deputet, në emisionin “Debat Plus” në Rt...
-
Rasti i drogës 5 milionëshe, caktohet paraburgim ndaj të ekstraduarit nga Shqipëria
Gjykata Themelore e Pejës ia ka caktuar një muaj paraburgim Erion Etemajt, i ...
-
Daut Haradinaj: Ligjin për Parkun Kombëtar të Bjeshkëve të Nemuna duhet ta ndryshojmë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Nesër mbahet seanca gjyqësore ndaj Tefik Mustafës
Nesër, më 30 janar 2025, në ora 11:30, në Gjykatën e Lartë në Beograd do të m...
-
Fitim Haziri vlerësohet si deputeti që ka realizuar premtimet për komunën nga vjen
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosjes, Fitim Haziri, është vlerësua...
-
SHBA pezullon fondet e disa programeve të mëdha në Kosovë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka dërguar një notë diplomatike ku...