Lajme

Përparim Rama i shpreh ngushëllime Kadri Veselit për vdekjen e nënës

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 08 January 2022

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka shprehur ngushëllime ish-kryeparlamnetarit, Kadri Veseli, për vdekjen e nënës së tij Ajshe Veselit, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ e në emër të komunës së Prishtinës, Rama u ka shprehur ngushëllime familjarëve.

“I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të familjes Veseli, në emër të Komunës së Prishtinës, për humbjen e njeriut të tyre të dashur, zonjës Ajshe Veseli”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Nëna e Kadri Veselit, Ajshja, vdiq dje në moshën 93-vjeçare./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera