Përparim Rama i përgjigjet Arben Vitisë: Të bëjmë garë me projekte, jo me kopje e hajgare
Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 03 November 2021
Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama i është përgjigjur kundërkandidatit të tij nga Vetëvendosje, Arben Vitia pasi ky i fundi përmes një videoje ka thumbuar atë duke thënë me ironi se do ta rrënoj stadiumin “Fadil Vokrri e Pallatin e Rinisë.
Rama akuzoi Vitinë se po prezanton copëza të kopjuara nga projektet e tij.
Ai e ftoi Vitinë që të bëjë garë me projekte e jo me kopje e hajgare.
“Jemi duke parë prej kundërkandidatit copëza të kopjuara prej projekteve të programit tonë, e të kthyera në video të shtrenjta për të mashtruar qytetarët. Flet për një fushë të gjelbëruar pa përkrahje infrastrukturore, duke e zhdukur edhe një prej parkingjeve kyçe të qytetit. Një ndeshje futbolli do të krijonte kaos në këtë zonë dhe do t’ua vështirësonte edhe tifozëve qarkullimin të cilët nuk do të kenë as vend për t’i parkuar makinat e tyre. Kjo dëshmon edhe një herë që pushteti aktual si deri më tani as nuk veprojë e as nuk përmendi parkun qendror, u kujtua për këtë vetëm pasi u planifikua dhe u prezantua nga ne. Kjo po ashtu dëshmon se kundërkandidati im përveç që nuk ka njohuri për të krijuar një plan konkret për kryeqytetin nuk do të ishte as i aftë për të realizuar ato[…]E ftoj z.Vitia të bëjë garë me plane konkrete dhe projekte serioze, e jo me kopje e me hajgare”, tha ai në konferencë për medie.
I pyetur rreth asaj se a ka pasur ndonjë sinjal nga ndonjë parti politike se do ta mbështesë në balotazh, Rama tha se një sinjal të tillë e ka parë nga ana e qytetarëve. Ai tha se projekti i tij për Prishtinën është për të gjithë qytetarët pa dallime partiake.
“Jemi të hapur normal, plani ynë është i hapur edhe nëse ka mundësi për ndryshim apo përmirësim, atëherë do të jemi të hapur për diskutim. Mirëpo, projekti jonë është për të gjithë”, tha ai.
Ndërkohë që në konferencën e kësaj të mërkure, Rama tha prezantoi projektin për platformën e gjelbër që do ta ndërlidhte lagjen Arbëria me Pallatin e Rinisë e sheshin Zahir Pajaziti. Rama tha se projekti i tillë kushton 350 milionë euro.
Rama u shpreh se projekti i ridefinimit të qendrës së qytetit do të lehtësojë jetën e qytetarëve të Prishtinës dhe qasjen më të lehtë të tyre në qendër të Prishtinës, duke shtuar edhe se pjesë e projektit është edhe ndërtimi i sallës koncertale dhe parkingut nëntokësor.
“Projekti ynë i ridefinimit të qendrës parasheh ndërtimin e platformës së gjelbër e cila e ndërlidh Pallatin e Rinisë përmbi rrugën kryesore e deri tek lagjja Arbëria. Po në këtë zonë do të ndërtojnë edhe sallën koncertale i cili është objekt jetik për komunitetin artistik dhe për kryeqytetin, por edhe për gjithë banorët e Prishtinës e të Kosovës. Për fundi platformës së gjelbër ndërlidhëse do të ndërtohet edhe parking nëntokësor si një pikë kyçe që lidh qendrën e qytetit e i cili vjen në shërbim edhe Pallatit të Rinisë edhe stadiumit edhe sallës koncertale. Vec këtyre, platforma e Pallatit të Rinisë do të ndërlidhet edhe me platformën e Grandit në anën tjetër”, tha ai.
Ky projekt, Rama tha se do të mundësojë lëvizjen e lirshme të këmbësorëve, si dhe të transportit alternativ pa u penguar nga trafiku.
“Kostoja e gjithë këtij projekti do të jetë 35 milionë euro, prej të cilave 20 milionë euro sigurohen nga fondet IPA e këto do të jenë për sallë koncertale, ndërsa 15 milionë të tjera janë nga investimet publiko-private të cilat përdoren për parkingjet nëntokësore, po ashtu edhe për shiritin komercial. Këtë projekt do ta realizojmë brenda tri viteve”, tha ai.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...