Lajme

Përparim Rama dhe asamblistët e LDK-së e lëshojnë seancën e jashtëzakonshme për pronat në Badovc

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 08 February 2024

Komuna e Prishtinës ka nisur seancën e  jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal ku po diskutohet për këmbimin e pronave në Badovc.

Mirëpo menjëherë pasi mori fjalën shefja e grupit te LDK-së, Jeta Rafuna e cila tha se kjo seancë është thirrur me të vetmin qëllim për të goditur Përparim Ramën, të gjitha asamblistët së bashku me Përparim Ramën e lëshuan sallën.

Ajo tha se opozita që e kanë thirrua këtë seancë duke mos pasur argumente ligjore.

-Advertisement-

“Kjo seancë e dimë mirë se është thirrur nga subjektet që kanë mundësuar vendimin për këmbimin e kësaj prone komunale, dhe si e tillë kërkesa e thirrësit të seancës nuk ka argumente ligjore por është kryekëput kundër kryetarit Rama. Ne si grup i asamblistëve presim që Gjykata do të japë verdiktin e saj final për këtë proces prandaj ne nuk bëhemi pjesë e kësaj vendimmarrje pa argumente ligjore dhe që në të ardhmen mund të cenojnë interesin publik të komunës së Prishtinës”, ka thënë ajo.

Dhe me largimin e saj nga foltorja, pasi u ftua që fjalën të merrte përfaqësuesi i PDK-së, Përparim Rama së bashku me asamblistët e LDK-së janë larguar nga salla./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera