Lajme

Përparim Rama dallohet nga Lumir Abdixhiku, del në mbështetje të marshit për drejtësi

Autori: Gazeta inFokus 22:37 | 01 April 2023

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar ndjekësit e tij që t’i bashkohen Marshit për Drejtësi, shkruan Gazeta inFokus.

Rama përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se duhet të kërkohet drejtësi për të gjitha viktimat e luftës.

“Me besimin e thellë se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë e lindur nga populli, marshojmë edhe që t’i rikujtojmë publikut vendas dhe atij ndërkombëtar se shumica dërrmuese e krimeve çnjerëzore të kryera gjatë kohës së luftës nga aparaturat shtetëtore e paramilitare të Serbisë mbi popullsinë civile të Kosovës mbeten të pandëshkuara, e rrjedhimisht përqindja më e madhe e kryesve të atyre krimeve padrejtësisht të lirë. Prandaj, nesër #MarshojmëPërDrejtësi për viktimat e luftes!”, ka shkruar ai në Facebook.

-Advertisement-

Ndërsa, i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nuk është deklaruar se a do të jetë pjesë këtij Marshi.

Ndryshe, Marshi për Drejtësi do të mbahet më 2 prill, diten e diel, në mbështetje e solidarizim për ish-krerët e UÇK-së, të cilët gjenden në Hagë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera