Lajme

Përparim Rama bisedon me ambasadorin e Gjermanisë për projekte të reja në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 16:43 | 06 January 2022

Kryetari i Prishtinës, Pëpraim Rama, gjatë së enjtes ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Rama ka njoftuar se gjatë takimit me Rohde kanë diskutuar për krijimin e hapësirave kulturore në kryeqytet.

Gjithashtu, në këtë takim është diskutuar edhe për rolin e Ambasadës Gjermane në organizimin e festivalit të Manifestës, i cili sipas të parit të Prishtinës do ta fuqizojë turizmin kulturor në Kosovë.

“Ambasadori më shprehu mbështetjen e tij në projekte të cilat e kanë për qëllim sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar Rama në ‘Facebook’./Gazeta Infokus/

Të tjera