Sport

Përparim Islami i rikthehet fushave të blerta pas një kohe të gjatë

Autori: Gazeta inFokus 21:24 | 20 January 2021

Mbrojtësi i Feronikelit, Përparim Islami, gjatë ditës së sotme është rikthyer në fushë pas një kohe të gjatë, shkruan Gazeta inFokus.

Islami kishte pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Ballkanit, në kuadër të Digitalb Kupës së Kosovës dhe u detyrua të operohej.

Mbrojtësi anësor kishte dëmtuar ligamentet dhe rikuperimi i mori kohë të gjatë, por sot në miqësoren që Nikli zhvilloj sot, Përparim Islami pati paraqitje të mirë dhe pritet të jetë gati për pjesën e mbetur të sezonit./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera