Shëndetësi

Përmirësoni gjumin tuaj përmes teknikave të frymëmarrjes

Autori: Gazeta inFokus 07:31 | 17 January 2019

Frymëmarrja është refleks – një veprim automatik, jetësor që na mban gjallë.

Por truku i thjeshtë i ndryshimit të frymëmarrjes mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit tuaj dhe të lehtësojë të gjitha llojet e shqetësimeve, sipas Stuart Sandeman, trajner transformator i frymëmarrjes dhe themelues i Breathpod.

“Shumë njerëz marrin frymë në modele të cekëta dhe të ngushta, duke kufizuar sasinë e oksigjenit që deponohet në qelizat e trupit”, shpjegon ai.

-Advertisement-

Si rrjedhojë, ai ka rekomanduar disa prej teknikave që iu ndihmojnë juve që përmes frymëmarrjes të keni gjendje më të mirë shëndetësore, mendore dhe emocionale.

Dr Andrew Weil nga Universiteti i Arizonës, i cili mëson teknikën “4-7-8”, e përshkruan atë si “një qetësues natyral për sistemin nervor” dhe premton se do t’iu ndihmojë të flini brenda minutave.

Ja se si ta bëni këtë: Mbani majën e gjuhës suaj mbi pjesën e indeve vetëm mbi dhëmbët e sipërm, duke e lëshuar frymën me forcë përmes gojës, që përcjellet me tingullin “whoosh”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera