Lajme

Përmirësohet gjendja në Infektivë, lirohen disa reparte

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 18 October 2021

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gradualisht po i rikthehet normalitetit.

Sipas SHSKUK’së, me përmirësimin e situatës janë liruar disa reparte dhe janë krijuar mundësitë për pranimin edhe të pacientëve me sëmundje tjera infektive.

“Kjo klinikë po shënon numrin më të vogël të pacientëve të hospitalizuar me COVID, që nga fillimi i valës së fundit të Pandemisë COVID 19”, thuhet nga SHSKUK.

-Advertisement-

Sipas këtij Shërbimi, momentalisht në Infektivë janë të shtrirë 12 pacientë nga COVID-19,  2 prej tyre në Mjekimin Intensiv.

Ndërkaq, sipas raporti të mëngjesit, në trajtim janë gjithsej 34 pacientë me sëmundje infektive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera