Lajme

Përmirësohen gabimet drejtshkrimore në “Muzeun e Dëshmorëve” në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 13 June 2021

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se gabimet drejtëshkrimore në Pllakën e Muzeut të Dëshmorëve në Prizren janë rregulluar gjatë ditës së shtunë.

Haskuka në rrjetin social “Facebook”, ka bashkangjitur edhe fotografi duke treguar për rregulllimin e gabimeve.

“Dy pikat e Ë-së rregullohen, por mendjet e disave vështirë.U munduan ta vonojnë e ta sabotojnë hapjen e Muzeut të Dëshmorëve, biznese të lidhura me ish pushtetin.Por ja që nuk e arritën, ngase ne jemi për të punuar e zhvilluar, e jo për të sabotuar e shkatërruar”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Ndryshe inaugurimi i “Muzeut të Dëshmorëve” në Prizren u bë të shtunën. Në pllakë shkruhej Muzeu i Dëshmoreve” dhe “Martys Museum”, në vend të “Muzeu i Dëshmorëve” dhe “Martyrs Museum”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera