Lajme

Përmirësimi i situatës me COVID19, SHBA e rëndit Kosovën në nivelin 3

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 14 October 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se pas përmirësimit të situatës epidemiologjike në Kosovë, SHBA ka larguar Kosovën nga niveli i 4, në të cilin qytetarët amerikanë këshilloheshin të mos udhëtojnë në Kosovë.

Zemaj tha se tanimë Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Udhëzuesin e udhëtimeve të qytetarëve amerikanë jashtë shtetit Kosovën e ka vendosur në nivelin 3, për ri konsiderim të udhëtimmit.

Postimi:

-Advertisement-

Mirëpres faktin që Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Udhëzuesin e udhëtimeve të qytetarëve amerikanë jashtë shtetit ka hequr Kosovën nga Niveli 4, në të cilin qytetarët amerikanë këshilloheshin të mos udhëtojnë në Kosovë, duke kaluar në Nivelin 3, “për ri-konsiderim të udhëtimit”.

Kjo, pas përmirësimit të situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19 në Kosovë.

Ky vendim është publikuar edhe në faqen Covid-19 të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku jepen udhëzime për qytetarët amerikanë me rastin e planifikimit të ndonjë udhëtimi jashtë shtetit.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka lëshuar një njoftim/informacion shëndetësor të Udhëtimit të Nivelit 3 për Kosovën për shkak të COVID-19.

Për më shumë, gjeni linkun në vijim:

https://travel.state.gov/…/International-Travel…/Kosovo.html
Andaj kujdesi duhet të vazhdoj dhe masat anti covid duhet të respektohen nga çdo kush dhe në çdo kohë.

Me kujdes çdo ditë, e mundim COVID19.

Vendose maskën!

Mbaje higjienën!

Ruaje distancën!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera