Përmirësimi i pozitës së gruas në ekonomi/ “Women 4 Women” lanson fazën e dytë të projektit “Mundësitë e përmirësuara të vetëpunësimit dhe punësimit”

Autori: Gazeta inFokus
15:23 | 23 February 2023
Organizata “Kosova Women 4 Women”, të enjten ka lansuar fazën e dytë të projektit “Mundësitë e përmirësuara të vetëpunësimit dhe punësimit”.
Ky projekt me periudhë trevjeçare do të financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) me fonde nga Korporata Austriake për Zhvillim (ADC), e që do të zbatohet nga organizata “Kosova Women 4 Women”.
Qëllimi kryesor i këtij projekti është përmirësimi i pozitës së gruas në ekonomi dhe në tregun e punës në katërmbëdhjetë komuna të rajonit të Prishtinës dhe Ferizajt. Gjithashtu, nga ky projekt parashikohet të dalin 545 përfitues të drejtpërdrejtë.
“Projekti do të targetojë gratë e margjinalizuara dhe pjesërisht burrat që do të përfitojnë nga mundësitë e ngritjes së kapaciteteve. Në total, projekti parashikon 545 përfitues të drejtpërdrejtë”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate.
Sipas komunikatës, gratë ndërmarrëse do të përfitojnë nga grantet për StartUp dhe aktivitetet për zhvillim të kapaciteteve.
“Rezultatet kryesore te projektit janë rritja e mundësive për punësim dhe vetëpunësim për gratë duke zhvilluar kapacitetet e tyre përmes trajnimit profesional. Gratë ndërmarrëse do të përfitojnë nga grantet për StartUp dhe aktivitetet për zhvillim të kapaciteteve. Gratë do të kenë çasje në financa dhe mundësi për rritje. Qendra e burimeve dhe trajnimeve do të ofroj për orientim në karrierë, trajnim për aftësi te buta, gjuhë angleze dhe trajnime TIK për të rinjtë”, thuhet tutje në komunikatën e “Kosova Women 4 Women”.
“Kosova Women 4 Women” vepron prej vitin 1999 dhe ka për mision t’u ofroj grave burimet dhe mbështetjen që u nevojitet për të pasur sukses, dhe të thyejnë barrierat që qëndrojnë në rrugën e tyre./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Dimal Basha: Iu ofruam zgjidhje, por nuk po duan
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se deputetët e opozit...
-
Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës dhe muzeun e Preshevës
Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë të mërkurën mbi gjysmë milioni euro për ...
-
Pamje: Këta janë policët e dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu
Albian Ratkoceri, zyrtar i stacionit policor në Lipjan, u dërgua të enjten në...
-
Zogaj: VV-ja parti fituese por humbëse e respektit për Republikën e Kosovës
Deputeti i LDK-së Alban Zogaj, ishte i ashpër në fjalimin e tij pas dështimit...
-
Dedaj: LVV po e vret shtetin dhe demokracinë, turpi është nder për ta
Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të ra...
-
PDK kërkon dorëheqjen e Sveçlës pas vdekjes së Agon Zejnullahut
Pas mbylljes së seancë së 44-të në foltoren Kuvendit, deputeti i PDK-së, Përp...
-
Krasniqi: Rasti i Agon Zejnullahut kërkon vëmendje të menjëhershme nga institucionet përkatëse
Deputeja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi konsideron se rasti i Agon Zejnullahut p...
-
Behrami – Haxhiut: E nderuara ushtruese e përjetshme e kandidates për kryetare, respektoni Kushtetutën
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, në seancën konstitu...
-
Haradinaj: Edhe presidentja e tha se duhet pëlqimi i Kuvendit për votim të fshehtë, Kurti e ka nda mendjen për keq e më keq
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes se ...
-
Pyetjet për doktoraturën në Francë e shqetësojnë, AGK reagon, thotë se deputeti Kraki e ka kërcënuar gazetarin
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar kërcënimin që ia ka bërë depu...
-
Ndodh edhe kjo, Xhelal Sveçla qeshet kur e pyesin se a do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka buzëqeshur kur ës...
-
Dështon edhe seanca e 44-të – Dehari sërish ua ndalë fjalën, tensione mes deputetëve në Kuvend
Edhe seanca e 44-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kos...