Lajme

Përmes peticionit kundërshtohet rrënimi i objektit të ish-Gërmisë

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 01 October 2018

Po kundërshtojnë rrënimin.

Madje po kërkojnë që objekti i ish-mallrave të Gërmisë në Prishtinë të mbrohet edhe ligjërisht.

E për këtë organizata për mbrojtjen, promovimin dhe konservimin e lëvizjes moderne “DoCoMoMo Kosova ka organizuar edhe një peticion, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Në peticionin e nënshkruar nga afër 2 mijë e 500 persona thuhet se ish-Gërmija është një nga objektet me ikonike te modernizimit në kryeqytet.

“Ish shtëpia e mallrave Gërmia është njëri nga objektet më ikonike të modernizmit në qytetin e Prishtinës dhe pjesë e kujtesës kolektive të saj. Sot ky objekt është në rrezik të demolimit me pretekstin e hapjes së rrugës për ndërtimin e sallës koncertale.”, thuhet në peticion.

Pas nënshkrimet ky peticion do t’i dërgohet Ministrisë së Kulturës dhe komunës së Prishtinës.

“Me këtë peticion dëshirojmë ta nxisim Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës që sa më parë ta mbroj ligjërisht këtë objekt dhe kështu parandaloj demolimin e tij. Peticioni do i dërgohet Ministrisë së Kulturës, Komunës së Prishtinës si dhe Kryetarit të saj.”, thuhet në këtë peticion.

Ndryshe tashe një kohë kanë nisur diskutimet për objektin e mallrave të ish-Gërmis.

Kjo objekt pritet të shfrytëzohet nga komuniteti artistik por po diskutohet edhe opsioni për rrënimin e tij dhe ndërtimin e objektit të ri.

E Ky i fundit ka nxitur shumë reagime./inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera