Lajme

Përmes marrëveshjes së re ndahen përgjegjësitë për hetim të aksidenteve ajrore

Autori: Halil Berisha 16:55 | 09 December 2019

Autoriteti i Aviacionit Civil bashkë me Komisionin për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike kanë nënshkruar një marrëveshje këtë të hënë.

Bashkë me ta ishte dhe Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Pal Lekaj, shkruan gazeta inFokus.

Në bazë të marrëveshjes së re, do të bëhet ndarja e përgjegjësive në mes të dy institucioneve për hetimin e aksidenteve ajrore.

-Advertisement-

“Me ketë marrëveshje do të bëhet ndarja e përgjegjësive në mes të dy institucioneve për hetim të aksidenteve dhe incidenteve aeronautike si dhe monitorimi i vazhdueshëm i të gjitha ndodhive të raportuara të aviacionit civil në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil.

“Sot me datën 09.12.2019 në përputhjet me obligimet ligjore është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit në mes z. Eset Berisha, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit te Aviacionit Civil dhe z. Mirsim Beqiri, Kryesues i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike”.

“Gjatë ceremonisë së nënshkrimit ishte prezent Ministri i Infrastrukturës z. Pal Lekaj si dhe përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës – Departamenti i Aviacionit Civil, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, KHAIA dhe Zyra e Kryeministrit”.

Gazeta inFokus, para pak ditësh ekskluzivisht kishte njoftuar se tanimë po bëhen përgatitjet e fundit për të marrë nën kontroll hapësirën e ultë ajrore.

Ndërsa, veç kësaj, kanë filluar përgatitjet edhe për të kontrolluar hapësirën e lartë e cila me mandatin e Këshillit të NATO-s i është dhënë për menaxhim Hungarisë përmes kompanisë HungaroControl./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera